Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Veliu priti kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

2019/02/07 - 3:24

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit të sotëm të kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy komunave dhe gjetjen e formave të bashkëpunimit të mëtejmë.
Në këtë takim u shkëmbyen përvojat e mira në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe realizmin e projekteve në dobi të qytetarëve të dy komunave.
Në takimin e sotëm, krahas kryetarëve Veliu dhe Tahiri, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe Kryesuesi i Kuvendit, Fatmir Gashi si dhe anëtarë të ekzekutivit të Komunës së Vushtrrisë.