Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Veliu takoi James Budds

2010/01/19 - 12:00

Kryetari Veliu takoi udhëheqësin e një projekti për mbëshjtetje qeverisëse James Budds 
 
Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu takoi në zyrën e tij udhëheqësin e projektit “Ndihmë në qeverisjen e komunave të Kosovës” James Budds.

Fillimisht z. Veliu e falënderoi z. Budds për mbështetjen që po i japin ata komunës sonë në çështje të ndryshme lidhur me ngritjen e kapaciteteve profesionale në rritjen e perfomancës qeverisëse. Z. Veliu u shpreh se komuna e jonë trashëgon një administratë të së kaluarës, e cila nuk ka përvojë të madhe për sfidat e ardhshme të një administrimi në kushte dhe rrethana të reja, prandaj mbështetja e juaj është e mirëseardhur që nëpërmes të programeve të ndryshme të aftësohen dhe të krijojnë përvojat e vendeve që i kanë kaluar këto faza në qeverisjen lokale. Ne gjithsesi do të jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin, nënvizoi z. Veliu.

Z. Budds shprehu gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tej komunën e Podujevës nëpërmes programeve që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në komunë nëpërmes të trajnimeve, udhëtimeve studimore nëpër vende me përvoja të tilla etj. Ai tha se ne nëpërmes të Besim Kurtit, ekspert afatgjatë i këtij projekti i cili është i angazhuar për mbështetje në komunën e Podujevës, do të jemi në kontakte të shpeshta në lidhje me këto çështje.

Ky projekt është duke u financuar nga Bashkimi Evropian dhe po implementohet nga OJQ “VNG” nga Holanda, e cila ka një përvojë të gjatë në çështjet rreth administrimit të pushtetit lokal. Projekti zgjatë dy vite dhe konsiston në katër shtylla: Në ngritjen e perfomancës komunale, planin zhvillimor komunal, funksionalizimin e drejtorisë së inspekcionit dhe bashkëpunimin ndërkomunal.
 
Postuar me datë:19-01-2010

Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu takoi në zyrën e tij udhëheqësin e projektit “Ndihmë në qeverisjen e komunave të Kosovës” James Budds.