Republika e Kosoves

Podujevë

Kuvendi komunal diskutoi Raportin Financiar të Komunës së Podujevës për vitin 2022

2023/05/16 - 1:47

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, anëtarët e ekzekutivit, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së dhe media.

Gjatë mbledhjes u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës si;
Propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2022 në vitin 2023 dhe destinimin në kategori dhe programe të caktuara buxhetore, Propozim vendimi për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës- Lokalet afariste në Tregun e Qytetit. Propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e proceduarve për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës se palujtshme të Komunës – Lokalet afariste në Tregun e Qytetit, ku për këtë komision u propozua dhe u miratua kjo përbërje; Valon Demolli, Haki Rudari, Agron Kulla, Bahri Selimi dhe Leotrim Krasniqi.

Ndërsa për Propozim vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, u propozua komisioni në përbërje nga anëtarët; Fatmir Rudari, Vigan Salihu, Albina Llumnica, Artrit Mulliqi dhe Naim Çunaku.
Në mbledhjen e kuvendit komunal u diskutua raporti Financiar i Komunës së Podujevës për vitin 2022 dhe raporti Financiar i Komunës së Podujevës për periudhën janar-mars 2023 ku u debatua nga pozitë dhe opozitë.

Nënkryetarja e komunës Marigona Lahu prezantoi pikën Informatë e punës për vitin 2022 nga Njësia e Auditimit të Brendshëm në Komunën e Podujevës, e cila gjithashtu u diskutua për anëtarët e kuvendit.

Propozim vendimi për vënien në konsultim publik Propozim Plani komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Podujevës 2023-2025, u miratua nga kuvendi dhe si i tillë do të jetë në diskutim publik për një muaj , nga data 22.05.2023 deri më 20.06.2023, ndërsa debati me qytetarë do të mbahet më 05.06.2023 nga ora 10:00.

Ndërsa Propozim vendimi për vënie në konsultim publik Propozim Plani i veprimit për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2023-2026 në Komunën e Podujevës është nga nga 19.05.2023 deri më 19.06.2023, ndërsa debati me qytetarë do të mbahet më 30.05.2023 nga ora 11:00 në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal.

Në mbledhje u prezantua edhe Raporti infromues i ecurive të punës në Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë dhe Raporti i punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për periudhën janar-prill 2023.

Në këtë mbledhje u miratua gjithashtu Kërkesa e Klubit Politik “Afrim Zhitia” që znj. eurodeputete Doris Pack të shpallet qytetare nderi e Komunës së Podujevës, si dhe emërtimin e një rruge kryesore me emrin e saj.