Republika e Kosoves

Podujevë

Kuvendi miratoi Planin e punës së KKSB për vitin 2020

2020/03/02 - 4:39

Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar Planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2020.

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Fatmir Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe drejtorët e drejtorive.

Në fillim të mbledhjes së sotme dy këshilltarët e rinj të Kuvendit, Pajtim Balaj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Mimoza Abdullahu nga Partia Demokratike e Kosovës, dhanë betimin solemn të anëtarit të Kuvendit të Komunës. Këshilltarët e rinj në Kuvend erdhën në vend të Fitim Hazirit (LVV) dhe Floretë Zejnullahut (PDK), të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, në cilësinë e koordinatorit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) gjatë vitit 2019, prezantoi informatën për punët dhe aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) gjatë vitit 2019 dhe Planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2020.

Lidhur me këto dy pika të rendit të ditës gjatë diskutimeve këshilltarët dhanë sygjerimet dhe vërejtjet e tyre.

Pas disktutimeve, Kuvendi me shumicë votash miratoi Planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2020.

Në mbledhjen e sotme njëzëri miratoi vendimin që anëtarin e deritashëm të KKSB nga Këshilli i Bashkësisë Islame, Osman Kurtolli, ta zëvendësojë kryetari i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti.