Republika e Kosoves

Podujevë

Lirohen nga ngarkesat komunale subjektet afariste në Rrugën “Zahir Pajaziti”, gjatë periudhës së punimeve në projektin Bulevardi i Dëshmorëve

2020/02/21 - 4:22

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka marrë vendim për lirim nga ngarkesat komunale subjektet afariste, të cilat afarojnë përgjatë segmentit të Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve, për përiudhën derisa është duke u realizuar projekti.
Me këtë vendim do të ndihmohen sado pak bizneset në këtë pjesë të qytetit, të cilat do të kenë vështirësi në zhvillimin e veprimtarisë së tyre gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, vitin kalendarik 2020.

Zbatimin e këtij vendimi do të bëjë Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, e cila ka filluar marrjen e veprimeve konkrete.
Punimet në realizimin e këtij projekti po shkojnë sipas dinamikës së planifikuar. Kërkojmë mirëkuptim nga qyetarët!