Republika e Kosoves

Podujevë

Mbahet koncerti i artistëve të rinj nga shkolla e kitarës “Mirela” për “Javën e Diasporës”

2022/08/05 - 11:45

Për nder të “Javës së Diasporës”, dje është mbajtur koncerti i artistëve të rinj nga shkolla e kitarës “Mirela”. Artistët e rinj performuan para publikut llapjanë duke argëtuar të pranishmit me programin e pasuruar artistik që sollën.

Bashkatdhetarët dhe qytetarët e pranishëm shijuan mbrëmjen e kaluar nën tingujt e muzikës së mirë që ishte përgatitur për argëtimin e publikut, ndërsa në kuadër të “Javës së Diasporës” sonte do të jipet premiera e shfaqjes “Më e forta” nga regjisori Fadil Hysaj.