Republika e Kosoves

Podujevë

Me banorët e Orllanit u mbajt debat për sfidat në fushën e mjedisit

2018/12/07 - 10:28

Takimi i sotëm me komunitetin është mbajtur në kuadër të Projektit “Improved Waste Management for Improved Water and Environment Protection”, i cili financohet nga Ambasada e Kanadasë, dhe realizohet nga Organizata ‘Let’s Do It Kosova’.
Në takimin me banorët e këtij lokaliteti morën pjesë nënkryetari i Komunës së Podujevës, njëherit, koordinator i Task Forcës “Ta Pastrojmë Podujevën” Nexhmi Rudari, këshilltari politik i ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leotrim Sahiti dhe Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj.

Pjesëmarrësit në takim i njoftuan qytetarët për aktivitetet e Iniciativës “Let’s do it Kosovo” dhe planet për këtë lokalitet, si dhe shprehën shqetësimet për hudhjen e sërishme të mbeturinave në lokacionet, që janë pastruar tash e disa herë.
Nga banorët e fshatit Orllan u kërkua që të përcaktojnë disa hapësira, të cilët më pas do të gjelbërohen dhe do të mund të shfrytëzohen më shumë për rekreacion nga qytetarët.
Qytetarët e praniahëm paraqitën shqetësimet e tyre në lidhje me mbeturinat, për të cilat thanë se nuk hudhen nga banorët e atij lokaliteti, por nga vizitorët e Liqenit të Batllavës, të cilëve u kërkohet që të jenë më të kujdesshëm.
Po ashtu, u kërkua vendosja e shportave përreth liqenit si dhe angazhimi i punëtorëve për mirëmbajtjen e liqenit dhe hapësirave përreth.