Republika e Kosoves

Podujevë

Me homazhe nderohen dëshmorët dhe të rënët në Llap

2020/05/08 - 10:03

Me rastin e 5 Majit – Ditës se Dëshmorëve dhe të Rënëve, një delegacion i Komunës së Podujevës, i prirë nga nënkryetari Nexhmi Rudari, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te komplekset memorialë dhe pranë shtatoreve të dëshmorëve në Llap.

Me këtë rast, nënkryetari Rudari ka thënë se në këtë ditë kujtojmë e nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre, që vendi ynë të jetë i lirë.

“Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e të gjitha periudhave të historisë sonë, janë dëshmia dhe zotimi për të duhurën dhe të vullnetshmen. Liria është aura dritëplotë e veprës së tyre sipërore”, tha nënkryetari Rudari.

Në Ditën e Dëshmorëve dhe të Rënëve delegacioni nga Komuna ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë varrit të Heroit të Kosovës dhe komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Penuhë dhe pranë shtatores së heroit Ali Ajeti.