Republika e Kosoves

Podujevë

Mjeku nga Klina i dhuroi QKMF-së mjete mbrojtëse për personelin

2020/03/18 - 1:59

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e ka vizituar sot Dr. Ukë Berisha nga Klina, i cili ka dhuruar 100 uniforma mbrojtëse për personelin mjekësor të kësaj qendre, në situatën kur në Komunën e Podujevës tashmë janë regjistruar dy raste të personave me COVID.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, me këtë rast falënderuar Dr.Berishën, këtë për donacionin, kur dihet se personeli mjekësor janë të parët që vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me të prekurit nga virusi dhe kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së tij.