Republika e Kosoves

Podujevë

Në Llap filloi fushata e korrje-shirjes së grurit

2020/07/17 - 3:24

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili doli për të përcjellë fushatën e korrje-shirjes, iu uroi bujqve llapjanë të korra të berqetshme.
“Duke marrë parasyshë të gjithë parametrat, sivjet do të kemi rendimente të larta dhe cilësore të grurit”, tha nënkryetari Rudari.
Nënkryetari Rudari tha se shpreson që nëse mbretërojnë kushtet e volitshme klimatike, fushata e korrjes-shirjes të përfundojë brenda pak ditësh.
Ndërsa, Vezir Januzi, drejtor i për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Komunës së Podujevës (DBPZHR), tha se bazuar nga të dhënat që janë siguruar nga tereni, pritet që sivjet të ketë rendimente të mira të grurit.