Republika e Kosoves

Podujevë

Nënkryetari Rudari dhe ministri Mustafa vizituan fermerët llapjanë

2020/07/08 - 6:39

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot fermerë e kultivues llapjanë për të parë nga afër punën e tyre dhe sfidat me të cilat përballen.

Gjatë këryre vizitave, nënkryetari Rudari dhe ministri Mustafa i kanë informuar fermerët për programet mbështetëse përmes granteve investive dhe subvencioneve, përmes të cilave MBPZHR do ta përkrahë prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale.

“Biseduam edhe për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit dhe breshëri, për të cilat javën e shkuar MBPZHR ka marr vendimin për t’i kompensuar fermerët”, tha nënkryetari Rudari.

Ndërsa, ministri Mustafa tha se” në programet mbështetëse përmes granteve investive dhe subvencioneve do ta përkrahim prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale në këtë komunë, duke ndikuar kështu në rritjen e sasisë dhe cilësisë së këtyre prodhimeve”.