Republika e Kosoves

Podujevë

Në komunën e Podujevës u mbajt një aksion masiv për pastrimin e ambientit

2010/04/01 - 12:00

 

 

 

Dita e sotme e fillimit të muajit prill, ishte një ditë e mirë pranverore dhe e një aksioni masiv për pastrimin e ambientit, përkatësisht largimin e mbeturinave e organizuar nga komuna e Podujevës. Ky aksion ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe është duke vazhduar edhe më tej.

Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu së bashku me drejtorët e drejtorive të Ekzekutivit vizituan disa pika të këtij aksioni për të përcjellë punimet rreth largimit të bërllokut nga ana e kompanisë publike “Pastrimi”, firmave ndërtimore të komunës së Podujevës dhe nga ana e nxënësve të shkollave të komunës së Podujevës. Z. Veliu në emër të komunës së Podujevës i falënderoi nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjitha kompanitë ndërtimore të cilët po punojnë në baza vullnetare për ta bërë ambientin tonë që na rrethon më të pastër.

Aksioni i sotëm ka pasur për qëllim të largoj deponitë e egra të mbeturinave të bëra nga qytetarë të pandërgjegjshëm, të pastroj oborret e shkollave, rrugët e qytetit, rrugët e fshatrave, rrugët magjistrale, parqet dhe sheshet e qytetit. Pjesëmarrja në këtë aksion e kompanive private dhe e nxënësve të shkollave ka qenë mjaftë e mirë.

Po ashtu në kuadër të këtij projekti do të ketë edhe fushatë propagandistike për vetëdijesimin e qytetarëve në mbrojtje të mjedisit. Pas përfundimit të aksionit të pastrimit, do të vendosen nëpër vende të caktuara publike shenja të ndalesave të hudhjes së mbeturinave, po ashtu do të vendosen nëpër objekte publike pano me motive “Ta ruajmë ambientin” dhe do të shpërndahen fletëpalosje me motive të tilla.

Këtij aksioni të sotëm ju ka bashkëngjitur edhe KFOR-i çek, i cili ka vënë në dispozicion kamionët për bartjen e mbeturinave. Edhe OJQ “AKEA” ka qenë pjesë aktive e këtij aksioni.
 

Dita e sotme e fillimit të muajit prill, ishte një ditë e mirë pranverore dhe e një aksioni masiv për pastrimin e ambientit, përkatësisht largimin e mbeturinave e organizuar nga komuna e Podujevës. Ky aksion ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe është duke vazhduar edhe më tej.