Republika e Kosoves

Podujevë

Në Podujevë ndihmohen familjet në nevojë

2018/03/20 - 12:56

60 familje nga komuna e Podujevës, të cilat marrin asistencë sociale, janë ndihmuar me pako ushqimore, lëndë djegëse dhe veshmbathje nga “Qatar Charity” Kosovë.
Pakoja dimërore e shpërndarë për familjet në nevojë përmban gjëra ushqimore, veshmbathje dhe lëndë djegëse.

Vlera e pakos për një familje është 400 euro, ndërsa totali i ndihmave të shpërndara kap vlerën 24 mijë euro.
Aksioni është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale në Podujevë.