Republika e Kosoves

Podujevë

Në Podujevë u hap solemnisht ETC

2010/01/29 - 12:00

Kryetari Veliu mori pjesë në hapjen solemne të qendrës tregtare “ETC” në Podujevë 
 
Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu me bashkëpunëtorë mori pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të qendrës tregtare “ETC”. Kryetari Veliu i përgëzoi përfaqësuesit e ETC-së, duke iu dëshiruar suksese në punën e tyre afariste. Z. Veliu tha se kjo është një mundësi e mirë për qytetarët e komunës sonë, si në punësimin e një numri të konsiderueshëm në këtë qendër, po ashtu edhe rritjen e konkurrencës shitëse, çka mund të ndikoj edhe në zbritjen e çmimeve të artikujve të ndryshëm që plotësojnë nevojat e qytetarëve llapjan.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, ekspertë të mirënjohur kosovarë të ekonomisë, përfaqësues të subjekteve afariste të Llapit etj.

Kryetari Veliu së bashku me mysafirët e tjerë të ftuar në këtë ceremoni vizituan këtë qendër dhe më pastaj në shenjë respekti blenë nga një ëmbëlsirë për të qenë blerësit e parë të kësaj qendre.

Në fund nikoqirët kishin përgatitur një tortë të madhe për mysafirët, si dhe për konsumatorët e parë që kishin ardhur të blejnë në këtë qendër të madhe tregtare këtu në Podujevë.
 
Postuar me datë:29-01-2010