Republika e Kosoves

Podujevë

Në Podujevë u shënua Dita e Dëshmorëve dhe të Rënëve

2019/05/06 - 10:00

Për nder të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve një delegacion i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë shtatoreve të heronjve dhe dëshmorëve të Llapit.
Delegacioni i Komunës së Podujevës, në përbërje të të cilit ishin edhe përfaqësues të grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe vendosën kurorave me lule në tek shtatorja e heroit Ali Ajeti  pranë shtatoreve të heronjve Zahir Pajazit, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha e Ilir Konushefci ne Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë dhe komplekset memoriale në Lladoc, Orllan dhe Penuhë.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite u organizua edhe promovim i Librit “Vetmia” i autorit Bislim Aliu dhe u zhvillua finalja e turneut në futboll të vogël në Kërpimeh.