Republika e Kosoves

Podujevë

Nënkryetari angazhohet për mbështetjen blegtorëve llapjanë

2020/10/23 - 1:59

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, priti në takim përfaqësuesit e OJQ “Mëshqerra”.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të bujqësisë.
Nënkryetari Rudari shprehi gatishmërinë për mbështetjen e këtij sektori, dhe tha se “bashkëpunimin do ta kurorëzojmë me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi, për mbështetjen e fermerëve llapjanë”.