2020/07/13 - 11:43
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe përfaqësuesi i Organizatës “Green Art Center-Prishtina”, Pajtim Kastrati, kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi për implementimin e projektit në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave, respektivisht në fushën e ndarjes në burim – biodegraduese “Pilotimi i Kompostimit në Shtëpi”.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, GIZ do ta mbështesë Komunën e Podujevës, si fituese, me 266 komposterë shtëpiakë dhe asistencë teknike gjatë implementimit të projektit. Ndërsa, Komuna e Podujevës do ta implementojë dhe bashkëfinancojë në partneritet me GIZ SMS projektin me 50 sosh.