Republika e Kosoves

Podujevë

Nënkryetari Rudari vizitoi furrat, fabrikat e miellit dhe marketet

2020/03/17 - 10:50

Bazuar në situatën e krijuar ditëve të fundit nga pandemia COVID 19 dhe shfaqjes së rastit me të infektuar me këtë virus në komunën tonë, nënkryetari i Komunës së POdujevës, Nexhmi Rudari, ka  ka vizituar furrat e bukës, marketet dhe fabrikat e miellit.

Vizita e nënkryetarit Rudari është bërë me qëllim që të sheh nga afër furnizimin e qytetarëve me artikuj bazikë në situatën aktuale.

“Gjatë vizitave që bëra mora konfirmimin e pronarëve të fabrikave të miellit se ka rezerva të mjaftueshme dhe po punohet në dy ndërrime që të prodhohet miell mjaftueshëm. Edhe furrtarët kanë rezerva të mjaftueshme të miellit dhe do t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve me bukë edhe pse vërehet konsum më i madh këto ditë, shkaku i mbylljes së restoranteve”, tha nënrkyetari Rudari..

Nënkryetari tha se edhe  marketet e dyqanet ushqimore janë të furnizuara mirë dhe kanë rezerva të mjaftueshme për t’i plotësuar kërkesat e qytetarëve.

“Kjo na bën të konstatojmë se nuk ka asnjë arsye për panik. Ajo çfarë na duhet është t’i përfillim rekomandimet e institucioneve relevante”, tha nënkryetari Rudari.