Republika e Kosoves

Podujevë

Nënkryetari Rudari vizitoi ndërmarrjet publike në Podujevë

2020/03/17 - 11:52

Në kuadër të angazhimeve që qytetarët llapjanë edhe në situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID 19 të marrin shërbime të rregullta, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, sot vizituan njësinë e KRU “Prishtina dhe të kompanisë për grumbullimin e mbeturinave “Pastrimi” dhe “Natyra”, si dhe Stacionin e Autobusëve në Podujevë.

Gjatë vizitës në njësinë e KRU “Prishtina” u vlerësua se në këto rrethana furnizimi me ujë po bëhet i rregullt.
Gjithashtu edhe grumbullimi i mbeturinave po bëhet sipas planit të mëparshëm, kurse kamionët e kompanive po dezinfektohen në mënyrë të rregullt.

“Kompanitë që vizituam janë duke respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe rekomandimet e institucioneve kompetente, konform situatës së krijuar”, tha nënkryetari Rudari.