Republika e Kosoves

Podujevë

Nënkryetari Rudari vizitoi Policinë dhe zjarrfikësat

2020/03/18 - 2:56

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, kanë vizituar sot Stacionin e Policisë në Podujevë dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Me këtë rast, nënkryetari Rudari ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin që po tregojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për qytetarët e Komunës së Podujevës, në situatën e krijuar nga shpallja e pandemia e COVID-19. Veçmas u vlerësua kontributi i Policisë në zbatimin e masës së karantinës për tri fshatrat në zonën ku dy persona janë prekur me coronavirus.

Gjatë vizitës në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit nënkryetari Rudari dhe drejtori Muçiqi u informuan për kapacitetet dhe gatishmërinë e këtij shërbimi për të intervenuar në rastet e fikjes së zjarreve dhe fatkeqësive të ndryshme elementare.