Republika e Kosoves

Podujevë

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për praktikë profesionale dhe mundësi punësimi për nxënësit e shkollës ekonomike

2022/05/18 - 2:52

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në zyre përfaqësues të kompanisë JONI-SH dhe zëvendës drejtorin e shkollës ekonomike si dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, të cilët kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Shkollës Ekonomike “Isa Boletini” dhe Kompanisë “JONI-SH” për praktikë profesionale për nxënësit e shkollës në këtë kompani.

Kompania JONI-SH merret me grumbullimin, përpunimin dhe prodhimin e frutave të imëta.

Elementet kryesore të këtij memorandum bashkëpunimi janë; Kompania përveç praktikës profesionale për nxënësit ajo ofron pagesë për nxënësit praktikantë, shujta falas, sigurime shëndetësore në punë si dhe praktikantëve të suksesshëm u siguron bursë për studime të mëtutjeshme.

Po ashtu, nxënësit të cilët tregojnë performancë të suksesshme në punën e tyre, kompania ju ofron marrëdhënie të rregullt pune.

Kryetari Bulliqi tha “Ndihem shumë i lumtur për jetësimin e kësaj marrëveshje, si institucione lokale po synojmë që marrëveshje të tilla të bëjmë edhe me kompani të tjera serioze, me qëllim që dijen teorike ta lidhim me punën praktike dhe nxënësit tanë t’i përgatisim nesër për tregun e punës”.