2022/07/14 - 3:43
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Rudari, sot kanë përcjellur mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë.
Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që Qeveria e Kosovës ka vëmendjen e duhur tek prodhimet bujqësore, duke i subvencionuar bujqit në këto kategori.
“Jam i lumtur që subvencionet për shumicën e kulturave bujqësore këtë vit janë rritur dhe bujqit po trajtohen dinjitetshëm nga Qeveria Kurti, duke u subvencionuar edhe në shpenzimet e naftës, plehërimit dhe në rendimentet e grurit”, tha kryetari Bulliqi.
Kryetari Bulliqi iu uroi fermerëve llapjanë të korra të suksesshme me shpresën që të plotësohen nevojat, e të ushqehen nga bereqeti i tokave të tyre.