Republika e Kosoves

Podujevë

NJOFTIM

2022/08/09 - 3:39

Për shkak të punimeve që po zhvillohen në rikonstruktimin e rrugës “Skënderbeu” dhe gjatë kësaj faze po punohet në gërmimet e rrugës, jemi të detyruar që përkohësisht të bëjmë mbylljen për qarkullim të një segmenti të rrugës nga magjistralja deri te rruga “Qëndresa”(rruga për Llapashticë).

Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të gjejnë alternativa për qarkullim duke u bazuar në hartën grafike.