2022/09/23 - 7:59
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 24.09.2022, Komuna e Podujevës, përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë fazën e tretë të dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjëve, Llap dhe Dumnicë.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të rritur të insketeve fluturuese si masë parandaluse për perhapjen e sëmundjeve infektive, ku bartës janë insektet e ndryshme.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 24.09.2022 deri më datën 25.09.2022.
Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet me datë 24.09.2022 dhe fillon prej orës 19:30.
Më datën 24.09.2022 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat Peran, Bajçinë, Dobërdol si dhe pjesën e qytetit Podujevë, me fshatrat Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë.
Më datën 25.09.2022 -dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit, Llugë, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm si dhe fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë.
Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 08:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 19:30.
Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve se ditëve të lartëpërmendura të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njejtat t’i mbyllin për shkak të kujdesit dhe dëmeve eventuale që mund t’u shkaktohen bletëve të tyre.
Nr. kontaktues per informacione:
044-221-641 044-703-087
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
23.09.2022, Podujevë