Republika e Kosoves

Podujevë

NJOFTIM: Nënkryetari i Komunës të enjten mban takim publik me qytetarë

2020/06/15 - 11:44

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se më 18 qershor 2020 (e enjte), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit (ndërtesa e vjetër e Komunës), nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, do të mbajë takim publik me qytetarë.

Në takimin publik, nënkryetari Rudari do t’i informojë qytetarët për realizimin e projekteve dhe aktivitetet e tjera të parapara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 si dhe projektet dhe aktivitetet që janë në proces dhe ato të planifikuara për realizimi.

Ftohen qytetarët e interesuar të marrin pjesë në takim, ku do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje dhe japin sugjerime dhe propozime lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm.

Për shkak të gjendjes epidemiologjike, si pasojë e pandemisë COVID-19, qytetarët duhet të jenë me masa mbrojtëse (maska).