Republika e Kosoves

Podujevë

Njoftim nga drejtoria e Inspeksionit

2023/03/08 - 3:52

Drejtoria e Inspektsionit ka përfunduar aksionin e kontrolleve në kafiteri, fastfood dhe restorante të ndryshme të qytetit dhe në fshatra për të siguruar që të gjitha bizneset respektojnë rregulloret e punës.

Gjatë këtij aksionit janë kontrolluar 126 biznese, ku janë verifikuar se a janë të regjistuara bizneset, a është i vendosur orari i punës së tyre si dhe çmimorja e produkeve që shërbehen në këto biznese.

Nga 126 biznese të kontrolluara janë evidentuar 6 biznese të pa regjistruara, ndërsa nga 120 biznese të regjisturara 27 nga këto nuk e kanë të vendosur orarin e punës, 31 prej tyre nuk e kanë të vendosur çmimoren e produkteve që këto biznese shërbejnë. Ndërsa nga të gjitha bizneset 73 prej tyre janë të regjistruara si biznese, kanë të vendosur orarin e punës dhe çmimoret, pra nuk është gjetur ndonjë parregullsi.

Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me kontrolle të tilla, ndërsa qytetarët ftohen që për çdo parregullsi të adresojnë ankesat në Drejtorinë e Inspeksionit.