Republika e Kosoves

Podujevë

Njoftim – shtyhet afati për largimin e terasave në hapësira publike

2023/03/02 - 4:17

Në bazë të nenit 59 dhe 61.3 të rregullores për shërbime publike nr. 01/155-352 të datës 06 gusht 2013 mbi rregullimin e ambientit dhe shërbimeve komunale në territorin e Komunës së Podujevës.

Njoftohen operatorët ekonomik dhe bizneset së Drejtoria e Inspeksionit ka shtyrë afatin për largimin e terasave të vendosura pa leje në hapësira publike.

Afati për lirimin e hapësirave është deri më 30.04.2023, në të kundërtën largimi i tyre do të bëhet nga ana e Inspeksionit të shërbimeve komunale në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar.

02.03.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim