Republika e Kosoves

Podujevë

Organizata “Aureola” mbajti tryezë me temën “Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje”

2021/11/26 - 4:17

Në kuadër të projektit “Rritja e pjesmarrjes së grave në vendimmarrje” i cili mbështetet nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe financohet nga Bashkimi Evropian zyra në Kosovë, organizata “Aureola” mbajti sot në Podujevë tryezë me temën “Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje”.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte që gratë këshilltare në kuvendin komunal të Podujevës dhe gra nga sfera të tjera si biznesi, shoqëria civile dhe qytetare të tjera nga Podujeva të diskutojnë për rolin e gruas në politikë dhe vendimmarrje.

Pjesëmarrëset nga kuvendi diskutuan për përvojën dhe sfidat e tyre gjatë procesit të kandidimit dhe garës për asamble, ndërsa të pranishmet tjera shkëmbyen përvoja dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së njëra-tjetrës kur është në pyetje çëshjta e të drejtave të tyre.