Republika e Kosoves

Podujevë

Pako ushqimore për familjet në nevojë

2020/03/23 - 10:16

Janë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë të fshatrave që janë në karantinë si pasojë COVID-19, por edhe për familje të tjera me gjendje të rëndë sociale.

Shpërndarja e pakove ushqimore, të dhuruara nga donatorët “Viva Fresh” dhe “Buçaj”, është bërë përmes Kryqit të Kuq në Podujevë .

Krahas ndihmave të sotme, javën që shkoi janë shpërndarë edhe 300 pako ushqimore nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë dhe 3.500 kg miell nga donatori Fatmir Ejupi.