Republika e Kosoves

Podujevë

Pastrohet shtrati i lumit Llap

2020/05/28 - 5:01

Komuna e Podujevës, përmes kompanisë së kontraktuar ka filluar pastrimin e shtratit të lumit Llap.

Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, sot përcolli nga afër pastrimin e lumit dhe premtoi angazhimin e ekzekutivit për një mjedis të pastër.
Ndërsa, tha se kjo arrihet vetëm me bashkëpunim dhe duke mos hedhur mbeturina jashtë kontenjerëve.

Bashkë do t’ia dalim!