Republika e Kosoves

Podujevë

Përkujtohet Bedri Bajrami në 24 vjetorin e rënies

2023/01/27 - 2:33

Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit Bedri Bajrami, nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, Klubin “BB Llapi” dhe zyrtarë të tjerë nga komuna sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule të freskëta pranë varrit të Bedri Bajramit, në nderim të jetës dhe veprës së komandantit të njësisë speciale në Zonën Operative të Llapit.

Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu me këtë rast tha “Në kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e Bedriut i cili dha shumë për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës.
Bedriu përveçse luftëtar i dalluar ai shquhej edhe si një atlet me shumë potencial. Si përfaqësues të institucioneve obligohemi ta përkujtojmë gjithmonë sakrificën dhe kontributin e tij”.

Lavdi e përjetshshme komandantit Bedri Bajrami!

Lavdi të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit!