Republika e Kosoves

Podujevë

Përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Lluzhan

2022/08/09 - 2:16

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me përfaqësues nga organizata “Kuwait Society For Relief Kosova”, anëtarë të ekzekutivit, drejtorin e QKMF-së dhe stafin mjekësor të QMF-së në Lluzhan, me një ceremoni festive bën përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Lluzhan.

Ndërtimi i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Lluzhan është donacion i organizatës “Kuwait Society For Relief Kosova”.

Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur me realizimin e këtij projeki i cili do t’iu shërbej banorëve të zonës së Lluzhanit, të cilët tani e tutje do të marrin shërbime shëndetësore në ambiente me kushte më të mira.

Kryetari Bulliqi falënderoi organizatën e Kuwaitit dhe ndërmjetësin, z. Shaqir Shaqiri që e bëri të mundur realizimin e këtij projekti në Komunën e Podujevës dhe u zotua për bashkëpunim institucional edhe në të ardhmen për projekte të tjera.