Republika e Kosoves

Podujevë

Përurohet sera për mësimnxënie praktike në shkollën “Pavarësia” në Siboc

2020/10/22 - 3:53

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Vezir Januzi, vizituan sot shkollën “Pavarësia” në Siboc, ku bënë përurimin e serës që do t’u shërbejë nxënësve të kësaj shkolle mësimnxënie praktike.
Nënkryetari Rudari bashkë me drejtorin Januzi gjatë vizitës bënë mbjelljen e drurëve dekorativë në oborr të shkollës dhe vizituan Klubin e shkencës të nëxnësvë që merren me kodimin e robotëve edukativë dhe panë pajisjet e Klubit mediatik.
Të gjitha këto pajisje dhe investime janë donacione nga GIZ, sepse nga kjo organizatë shkolla “Pavarësia” është zgjedhur shkollë kampione.