Republika e Kosoves

Podujevë

Pranohet donacioni i tetë aparateve për oksigjen nga Islamic Relief Kosova për QKMF në Podujevë

2022/09/27 - 4:37

Sot është bërë pranimi i tetë koncentratorëve për oksigjen nga shoqata “Islamic Relief Kosova” për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Në pranimin e donacionit ishte i pranishëm drejtori i Financave, njëherit i autorizuar edhe si drejtor i Shëndetësisë, Fatlum Osmani dhe kryemjeku i QKMF-së Bajram Bajgora.

Drejtori Osmani gjatë pranimit të donacionit tha “Këto aparatura për oksigjen janë shumë moderne dhe shumë të nevojshme për QKMF-në dhe ambulantat tona, siç e kuptova këto aparatura janë më të avancuara sesa ato që i kemi aktualisht si dhe mund të përdoren për dy pacientë”.

Për fund drejtori Osmani i falënderoi organizatën në emër të Komunës së Podujevës dhe shprehu gatishmërinë e plotë të institucionit të vazhdojnë bashkëpunimin me organizatën “Islamic Relief Kosova” edhe në sektorë të tjerë.

27.09.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim