Republika e Kosoves

Podujevë

Punë intensive në hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Podujevës

2018/12/07 - 10:00

Ekipi i përbërë nga zyrtarët komunalë të Podujevës së bashku me ekspertë të GIZ-it dhe të byrove projektuese po vazhdojnë me punë në procesin e hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Podujevës.

Komuna është e përkushtuar për ta përmbyllur sa më shpejt procesin e hartimit të këtij dokumenti ligjor, i cili do të jetë multisektorial dhe përcaktues i hollësishëm i llojit, destinimit dhe shfrytëzimit të planifikuar të hapësirës.

Qëllimi primar i Hartës Zonale Komunale do të jetë ruajtja e tokës bujqësore.