Republika e Kosoves

Podujevë

Rregullohen hapësirat te varrezat e qytetit dhe fshatrave

2020/10/22 - 1:51

Në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke realizuar projektin për rregullimin e parkingjeve, rrethojave dhe hapësirave të tjera te varrezat e qytetit dhe të disa fshatrave.
Tashmë kanë përfunduar punimet në rregullimin e infastrukturës (rrethoja, parkingje e trotuare) në disa fshatra dhe janë duke vazhduar tek varrezat në Obrançë, Bellopojë, Dobratin, Letanc, Katunishtë, Penuhë, Gërdoc, Bradash, Dyz, Dumnicë, Konushec, Gllamnik, Llapashticë, Miroc, Shtedim dhe Përpellac.
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan lokalitetet ku janë duke u kryer punimet tek varrezat.
Nënkryetari Rudari falënderoi komunitetin e fshatrave dhe udhëheqësit fetarë për bashkëpunimin e treguar.