Republika e Kosoves

Podujevë

Rregullohet rruga për qasje në parkingun prapa banesave në qendër të qytetit

2022/07/21 - 4:28

Sot gjatë ditës është asfaltuar rruga, e cila mundëson qasjen në parkingun prapa banesave në qendër të qytetit, në kuadër të këtyre investimeve do të vendoset edhe laura, ku secila familje e këtyre banesave do të pajisen me kartelë për hyrje-dalje në shfrytëzimin e parkingut.

Nga afër i kanë përcjellur punimet drejtori i Urbanizmit, Leutrim Krasniqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.

Komuna e Podujevës do të vazhdojë me projekte të tilla që do të lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.