Republika e Kosoves

Podujevë

Shërbimet komunale po pastrojnë rrugët nga bora

2010/02/02 - 12:00

 Shërbimet komunale po pastrojnë rrugët nga bora 

Pas reshjeve të mëdha të borës komunikacioni në rrugët e komunës së Podujevës ka filluar të vështirësohet, mirëpo menjëherë pas reshjeve Qeveria lokale e komunës së Podujevës ka angazhuar kompaninë e cila e ka fituar të drejtën e largimit të borës nga rrugët e qarkullueshme për makina. Kompania "Vaakal" nga Podujeva po punon me intensitet të vazhdueshëm për t’i bërë rrugët të kalueshme, duke hedhur edhe kripë mbi to.

Deri në këtë moment rrugët janë të qarkullueshme për makina, mirëpo kërkohet një kujdes i veçantë nga ngasësit, sepse shtresa e mbetur e dëborës nga reshjet e vazhdueshme mund të paraqes rrezik për ndeshje eventuale të makinave si pasojë e rrëshqitjeve, thanë zyrtarët për Shërbime Publike.
 
Postuar me datë:02-02-2010