Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Podujevë

Shkollat “Naim Frashëri” dhe “Luigj Gurakuqi” furnizohen me laboratorë shkencorë, mjete të konkretizimit dhe instrumente muzikore

2022/09/21 - 6:56

Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së Komunës së Podujevës me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), sot në shkollën “Naim Frashër” është bërë furnizimi me kabinete të instrumenteve muzikore, si dhe në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Batllavë është bërë furnizimi me kabinete të shkencave ekzakte, ku gjatë furnizimit morën pjesë kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe përfaqësuesja e IOM, Igballe Ymeri.

Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur për realizimin e projektit në fjalë duke theksuar që “Prioritet i yni si qeverisje komunale do të vazhdojë të mbetet sektori i arsimit, duke ju krijuar nxënëseve mundësi praktike të lëndëve mësimore”.

Vlera e përgjithshme e projekteve është 22 mijë e 388 euro, ku komuna participon me 30% e vlerës së projektit, ndërsa IOM me 70%.

Në fund kryetari Bulliqi falënderoi përfaqësuesen e IOM, Igballe Ymeri dhe shprehu gatishmërinë e Komunës të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në projekte të radhës me organizatën IOM. Gjithashtu kryetari Bulliqi i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit e dy shkollave për realizimin e këtyre projekteve.

21.09.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim