Republika e Kosoves

Podujevë

Shpërndahen 200 pako me mish për Festën e Kurban Bajramit

2024/06/18 - 6:56

Komuna e Podujevës në bëshkëpunim me organizatën “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë dhuruar 200 pako me nga 4 kilogramë mish për familjet nevojtare. Kjo ndihmë nga organizata “Shqiptarët për shqiptarët” është dhënë për të begatuar sofrat e këtyre familje për Festën e Kurban Bajramit.

Ndërkohë, përzgjedhja dhe shpërndarja e pakove është bërë nga listat e familjeve me gjendje të rënduar ekonomike që posedon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.