Republika e Kosoves

Podujevë

Shpërndahen 90 motokultivatorë për fermerë llapjanë

2022/09/16 - 4:35

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Rudari kanë marrë pjesë sot në shpërndarjen e motokultivatorëve për 90 fermerë përfitues nga projekti “Përkrahje me mekanizëm bujqësor”.

Kryetari Bulliqi duke uruar fermerët përfitues, theksoi që subvencionet në bujqësi për vitin e ardhshëm do të rriten konsiderushëm në mënyrë që të përkrahet sa më shumë sektori i Bujqësisë.

“Si qeverisje komunale kemi planifikuar që subvencionet në bujqësi në vitin e ardhshëm t’i shtojmë afërsisht edhe për 300 mijë euro të tjera, me qëllim që secilit fermer llapjan t’i ofrojmë mbështetje, duke ia lehtësuar ushtrimin e veprimtarisë së tij”, tha kryetari Bulliqi.

Ndërsa, pjesa tjetër e pajisjeve bujqësore do të shpërndahet javën e ardhshme për fermerët tjerë përfitues.

16.09.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim