Republika e Kosoves

Podujevë

Shpërndahen mjetet bujqësore të fazës së dytë nga projekti “Përkrahje me mekanizëm bujqësor”

2022/09/28 - 3:33

Në kuadër të projektit “Përkrahje me mekanizëm bujqësor”, sot është bërë shpërndarja e 20 spërkatësve me kardan, 20 kositëseve të barit, 20 frezë dheu dhe 10 mbledhëse bari të lulediellit për gjithsej 70 fermerë llapjanë përfitues nga ky projekt.

Gjatë shpërndarjes së mekanizmit bujqësor mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Bujqësisë, Fatmir Rudari.

Kjo është faza e dytë e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor, ku disa ditë më parë janë furnizuar edhe 90 fermerë me motokultivatorë, ndërsa javët në vijim do të shpërndahen edhe pajisje të tjera nga ky projekt për përfituesit e tjerë.

Kryetari Bulliqi uroi të gjithë fermerët përfitues duke theksuar që “Si qeverisje lokale po punojmë që fermerët e vyer t’i ndihmojmë e t’ju ofrojmë mbështetje përmes subvencioneve të ndryshme, duke ju siguruar pajisje të cilat i ndihmojnë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre”, përfundoi kryetari Bulliqi.

28.09.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim