Republika e Kosoves

Podujevë

TIKA dhuron 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

2020/04/29 - 6:57

Organizata qeveritare turke “Tika” dhuroi 50 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Podujevës.

Në emër të nënkryetarit Nexhmi Rudari, donacionin e pranoi drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Zaim Thaçi, i cili i falenderoi përfaqësuesit e kësaj organizate për mbështejen e dhënë në vazhdimësi, veçmas në këtë kohë pandemie.

Edhe përfaqësuesit e organizatës “Tika” u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Podujevës, në veçanti me Shoqatën e Bletarëve “E bukura mbretëreshë”, e cila së bashku me donatorin kanë bërë përzgjedhjen e përfituesve të pakove ushqimore.