Republika e Kosoves

Podujevë

U inaugurua Komiteti për Komunitete

2018/04/23 - 1:37

Komitetit për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Podujevës, ka mbajtur mbledhjen inauguruese, në të cilën ka zgjedhur kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e këtij komiteti.
Në mbledhjen inauguruese të Komitetit për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Podujevës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fatmir Gashi u bë inaugurimi i këtij trupi punues, në përbërje prej nëntë anëtarësh.
Pas inaugurimit, në takimin e sotëm, Shaban Ahmeti u zgjodh kryesues, kurse Valbona Kadriu-Podvorica – zëvendëskryesuese e Komitetit për Komunitete, në mandatin e ardhshëm katër-vjeçar. Gjithashtu u ngrit Grupi Punues prej pesë anëtarësh për hartimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete.
Në takimin e Komitetit për Komunitete ishte i pranishëm edhe Liman Zeqiri – shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim dhe përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it, Policisë së Kosovës.