Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt konferenca përfundimtare për ushtrimin fushor “Skifteri 03”

2019/03/13 - 3:36

Në Komunën e Podujevës sot është mbajtur konferenca e tretë dhe e fundit përgatitore për ushtrimin fushor “Skifteri 03”.
Në konferencën e fundit përgatitore, që u mbajt në Komunën e Podujevës me përfaqësuesit e Batalionit të Tretë të FSK-së për Reagim të Shpejtë, u  bisedua lidhur me rrjedhën e përgatitjeve përfundimtar për ushtrimin fushor “Skifteri 03”, që do të mbahet nga data 26 deri më 28 mars, në territorin e Komunës së Podujevës.
Në takimin, ku ishin të pranishëm Faik Muçiqi – drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe udhëheqës nga sektorë ndryshëm të FSK-së, të udhëhequr nga zëvendëskomandanti i Batalionit të Tretë të FSK-së. majori Avni Kiçina dhe agjencionet e tjera të përfshira në ushtrimin fushor, u caktuan objektivat e secilit agjencion, stafi pjesëmarrës, lokacionet e ushtrimeve dhe pajisjet që do të përdoren në ushtrimin fushor “Skifteri 03”, i cili do të zgjasë tri ditë.