Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/09/28 - 3:18

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Podujevës, në këtë mbledhje janë miratuar pikat e rendit të ditës dhe të njëjtat KPF i ka përcjellë për shqyrtim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me 29 shtator 2022.

Për këtë mbledhje u propozua ky rend dite:

1. Procesverbali nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e mbajtur më 28.07.2022

2. Propozim Vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2023 dhe parashikimet buxhetore për 2024/2025

3. Propozim Vendimi për ri-alokimin e investimeve kapitale të Komunës për vitin 2022

4. Propozim Rregullorja për orarin e punës së bizneseve në territorin e Komunës së Podujevës – Raporti nga diskutimet publike

5. Propozim Vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal-SZHEL 2023-2025

6. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban

7. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Rregullorja për Bonuset e Zonimit

8. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Rregullorja për Transportin e udhëtarëve me automjete taksi

9. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Draft Rregullorja për Transportin rrugor në territorin e Komunës së Podujevës

10. Propozim vendimi për vënie në diskutim publik – Propozim Vendimi për caktimin e rrjetit të linjave urbane, urbano-periferike dhe orarin e qarkullimit

11. Informatë për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB për vitin 2021

12. Propozim Plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB, për vitin 2022 – Kalendari i aktiviteteve të rregullta

13. Matja e performancës së Komunës për vitin 2020

14. Ndryshimi i përbërjes së Komisionit Komunal të aksionarëve të ndërmarrjes Publike – Stacioni i Autobusëve Podujevë (pas ofrimit të dorëheqjes uga njëri prej anëtarëve të Komisionit nga radhët e Kuvendit të Komunës).

28.09.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim