Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt mbledhja e KPF

2022/07/28 - 3:37

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Podujevës, në këtë mbledhje janë miratuar pikat e rendit të ditës dhe të njëjtat KPF i ka përcjellë për shqyrtim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me 29 korrik 2022.

Me kërkesë dhe propozim të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani u përkrahë që në kuadër të rendit të propozuar të ditës të përfshihen edhe 3 pika shtesë:

– Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi dhe montimi i serrave”.

– Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi me mekanizëm bujqësor”.

– Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi me mëshqerra”.

Ndërsa me propozimin e anëtares së Kuvendit, Mrika Thaçi, u rekomandua për Kuvend propozmi;

– Diskutim lidhur me furnizimin me ujë të pijes

Pas miratimit të rendit të ditës, përfshirë edhe pikat shtesë, diskutimeve dhe sqarimeve të anëtarëve të Komitetit dhe anëtarëve të Ekzekutivit për pikat përkatëse të rendit të ditës, konstatimet e rekomanduara për mbledhjen e Kuvendit të Komunës të caktuar për datë 29 korrik 2022, janë si në vijim:

1. Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, për pasqyrat financiare të Komunës së Podujevës për vitin 2021
– Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Zyrës
Kombëtare së Auditimit

2. Raporti Financiar janar – qershor 2022

3. Propozim vendimi për caktimin e normave të tatimit në pronë për vitin 2023

4. Propozim Rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një (1) vit të pronës së paluajtshme të Komunës

5. Propozimet për zëvendësimin e 2 (dy) anëtarëve të Komitetit për Komunitete (pas dhënies së dorëheqjes nga dy ish anëtar/e të Komitetit nga radhët e Komuniteteve jo shumicë)

6. Informatë e Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2021/2022

7. Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi dhe montimi i serrave”.

8. Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi me mekanizëm bujqësor”.

9. Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri, për projektin “Furnizimi me mëshqerra”

10. Diskutim lidhur me furnizimin me ujë të pijes.