Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt mbledhje e Komitetit për Komunitete

2019/05/07 - 2:22

Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë të mandatit të katërt.
Në mbledhjen e rregullt të Komitetit për Komunitete, të kryesuar nga zëvendëskryesuesja e Komitetit, Valbona Kadriu-Podvorica, u diskutua për identifikimin e projekteve me rëndësi për komunitetet jo shumicë.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për realizimin e projekteve përmes buxhetit të Komunës, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe donatorëve eventualë.