Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt sesion vetëdijësues për “Fuqizimin e mekanizmave gjinor, për buxhetim të përgjithshëm gjinor”

2022/07/05 - 10:20

Organizuar nga OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë, Grupi joformal i Grave Asambliste dhe Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Podujevës, dje dhe sot është mbajtur trajnim/punëtori me temën: “Fuqizimi i mekanizmave gjinor, për buxhetim të përgjithshëm gjinor”.

Projekti ka për qëllim që përmes angazhimit të shoqërisë civile të ndikohet në fuqizimin e komunitetit të grave në sferën publike, për të rritur përgjegjësinë institucionale në politikat gjinore.

Me pjesëmarrje të shumë grave u mbajt ky sesion vetëdijësues me gra nga sfera të ndryshme që punojnë dhe jetojnë në Podujevë, ku përmes këtij projekti po synohet të rritet vetëdijësimi për rëndësinë e përfshirjes së gruas në jetën publike dhe angazhimit aktiv në adresimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.

Të pranishmet me një fjalë rasti i ka përshendetur edhe nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu.