Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt takimi i Këshillit të Drejtorëve të Komunës

2020/05/04 - 12:24

Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës, të cilën e udhëhoqi nënkryetari i Komunës,Nexhmi Rudari, u diskutua lidhur me zhvillimin e procedurave të tenderimit dhe dinamikën e procedurave për projektet kapitale.

Në takim u tha se tash pasi  Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të Kosovës ka lejuar hapjen e ofertave, shërbimi i prokurimit të vazhdojë me zhvillimin e procedurave për projekte të ndryshme.

Drejtorët e drejtorive raportuan lidhur me projektet e planifikuara për realizim gjatë këtij viti buxhetor.

Meqenëse situata e krijuar nga shpallja gjendjes së emergjencës shëndetësore dhe marrjes së masave të tjera kufizuese nga Qeveria, si pasojë pandemisë COVID-19, nënkryetari Rudari kërkoi nga drejtorët përshpejtim të dinamikës për inicimin e procedurave në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik për realizimin e projekteve të planifikuara.

Për shkak të masave të kufizimit të lëvizjes dhe shmangies së grumbullimit të qytetarëve, si pasojë e pandemisë, në takim u bisedua edhe për mundësinë e organizimit përmes platformës online  të dëgjimeve publike për Qarkoren Buxhetore për vitin 2021 dhe  Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021/23.